Dy euro false nuk kanë të ndalur, ato po vazhdojnë të deponohen nëpër bankat e Kosovës.
Vetëm dje, dy raste janë raportuar në polici, një në një bankë të Prishtinës dhe tjetra në Vushtrri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bankën e Prishtinës janë deponuar 181 monedha false (2 euro), ndërsa në bankën e Vushtrrisë, 314 monedha flase, (2 euro)
Ndërsa, për herë të parë janë deponuar dy monedha false nga 1 euro, në Vushtrri.
“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar”
“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.