Spotify do të largojë 1 mjë e 500 punëtorë për të ulur kostot e kompanisë

Gjigandi suedez i transmetimit të muzikës, “Spotify”, ka njoftuar se do të shkurtojë 17 për qind të fuqisë punëtore, rreth 1500 vende pune, pasi kompania kërkon të zvogëlojë kostot.

Shefi ekzekutiv i “Spotify”, Daniel Ek tha se ai kishte marrë vendimin “të vështirë” me ngadalësimin “dramatikisht” të rritjes ekonomike.

“Spotify” ka rreth nëntë mijë punëtorë, dhe z. Ek tha se “veprime thelbësore për të drejtën e kostove tona” nevojiteshin që kompania të përmbushte objektivat e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se e kuptoi se shkurtimet do të ishin “tepër të dhimbshme për ekipin tonë”.

“Unë e kuptoj se kjo do të ndikojë në një numër individësh që kanë dhënë kontribute të vlefshme”, tha z. Ek. “Të them troç, shumë njerëz të zgjuar, të talentuar dhe punëtorë do të largohen nga ne”.

Spotify shkurtoi stafin në fillim të këtij viti, por këto plane i zbehin ato njoftimet e mëparshme.