Ndalon në dyqan për të blerë pije, fiton lotari 100 mijë dollarë

Një grua nga Virxhinia ndaloi në një dyqan për të blerë një pije të gazuar dhe përfundoi duke fituar 100 mijë dollarë nga një biletë lotarie me gërvishtje.

Janet Bain nga Cumberland u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ajo bleu tre bileta lotarie me gërvishtje së bashku me pijen e saj.

Një nga biletat doli të ishte fituese prej 100 mijë dollarësh.

“Isha në shok dhe frikë. Mendova se nuk po shihja siç duhet”, kujtoi Bain.