Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundër të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundërt të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Grenell i ka replikuar Rohdes në platformën X, duke thënë se Gjermania është në anën e gabuar të historisë, pasi e ka përkrahur Kurtin.
Ai, gjithashtu, e quan fashist kryeministrin Albin Kurti.
“Albin Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi e ka shtyrë. Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar t’i përqafojë zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiqi ishin pajtuar t’i shtynin përpara. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë pajtohen… por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenelli në Twitter të martën.
Deklarata e Grenellit u bë pas vizitës së sekretares Parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Siemtie Moeller, në Kosovë. Ajo u takua me liderët e shtetit.