Një vullkan shpërtheu në mënyrë dramatike në Islandë të hënën, një orë pasi u regjistrua një tërmet.
Shpërthimi në gadishullin Reykjanes filloi rreth orës 22:00. sipas kohës lokale atje.
Shpërthimi ndodhej afër Hagafell, rreth 3 kilometra afër qytetit Grindavik.
Qeveria e Islandës tha se hapja e çarjes është pothuajse 4 kilometra e gjatë.
Ky është shpërthimi i katërt në zonë që nga viti 2021 dhe më i madhi deri më tani.
Muajin e kaluar, u lëshua një urdhër evakuimi për Grindavík dhe vendbanimet aty pranë./