Numri i personave të vdekur në Gaza që nga data 7 tetor 2023, i është afruar shifrës 20 mijë.
Kështu po raporton rrjeti i lajmeve, Al Jazeera, duke treguar të dhënat për 24 orët e fundit në Gaza, transmeton Klan Kosova.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, 241 persona u vranë në 24 orët e fundit dhe 382 u plagosën.
Ushtria izraelite thotë se forcat ajrore goditën 100 objektiva në jug të Rripit të Gazës në 24 orë.