Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Serbisë mund të vizitoj shkollën shqipe në fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit, raporton Televizioni Spektri nga burimet e siguruara jozyrtare.
Vuçiq pritet të vizitoj Vranjën dhe Bujanocin të premten.
Presidenti i Republikës së Serbisë gjatë qëndrimit në Vranjë dhe Bujanoc pritet të vizitojë shkollën e fshatit Lluçan, e cila është në kushte të vështira dhe rrezikon jetën e fëmijëve.
Me këtë vizitë pritet të konfirmohet investimi i Qeverisë së Serbisë në renovimin e kësaj shkolla, pas renovimit të disa shkollave serbe në komunën e Bujanocit.
Vuçiq kishte vizituar Bujanocin edhe në marsin e vitit të kaluar, ku kishte përcjellur punimet në njërën prej shkollave të renovuara në Bujanoc.
Spektri më herët ka raportuar për kushtet e kësaj shkolle, ndërsa në bashkpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar vazhdon të publikoj video senzibilizuese të kushteve në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.