Sonte është spektakli i Big Brother VIP Albania, ku do të diskutohen ngjarjet e javës mes banorëve.
Por, në promon e publikuar nga Big Brother, këtë të martë do të ndodhë diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga fillimi i këtij formati me 5 tetor.
Produksioni ka vendosur që sonte të ketë dy eleminime gjatë spektaklit.
Kujtojmë se finalja e Big Brother VIP ishte planifikuar të mbahej me 14 janar, por që ajo u shtye deri më 18 shkurt.
Madje përveç kësaj, Big Brother ka vendosur që secili finalist, edhe fituesi, të fitojë një çmimi prej 10 mijë eurove.