Organizohet panairi i bizneseve nga lugina “Panairi Lugina 2024” në Cyrih të Zvicrës, i cili do të mbahet më 11-12 maj të po këtij viti.
Në këtë panair i jipet hapësirë e vecantë bizneseve të grave në Luginë të cilat dëshirojnë qe biznesin dhe punën e tyre ta prezentojn edhe në shtetin Evropian sic eshtë Zvicra.
Potali Spektri gjatë një bisede me kordinatorin e Fondit Humanitar Prof. Lulzim Rshitin i cili është shprehur se “Bizneseve të grave do ti kushtohet rëndësi dhe hapësirë vecantë, dhe se ai inkurajon të gjitha bizneset për pjesëmarrje në këtë panair e sidmos atyre të vajzave dhe grave të Luginës së Preshevës”.
Sipas Rshitit kjo është një mundësi shumë e mirë që bizneset do të prezentohen dhe të krijojnë hapësira edhe në shtetin helvetik, njëkohësisht ti njoftojnë nga afër bashkëatdhetarët tanë me produktet dhe punën e tyre.
Rashiti ka theksuar se edhe kësaj here do të ketë lehtësira për bizneset pjesëmarrëse e sdiomos ato të grave e vajzave,”Pjesë e organizimit dhe sponzorimit të transportit edhe këtë vit Unioni i Bizneseve të Bujanocit, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit dhe Komunën e Preshevës, mirëpo për bizneset e grave dhe të vajzave që dëshirojnë të marrin pjesë do të ketë edhe lehtësira tjera”.
Profesor Lulzim Rashiti do ti dalë në ndihmë gjithsecilës që dëshiron të marr pjesë në panair,ka theksuar ai tutje.
Pasur parasysh që ekspozimi i bizneseve në panaire të ndryshme sjell suksese të mëdha dhe ka rëndësi shumë në zhvillim e ekonomive të vogla por edhe të atyre të përmasave më të mëdha, kjo është një mundësi e rrallë për bizneset e Luginës së Preshevës, andaj duhet shfrytëzuar.