Sot janë nënshkruar 54 kontrata me qytetarë mbi efikasitetin energjetik në komunën e Bujanocit, që i mundësojnë qytetarëve subvencione për përmirësimin e kushteve të jetesës ku përfshihen izolimi termik i shtëpisë , ngrohjet qëndrore, zëvendësimi i dyerve dhe dritarëve , kolektorëve solar për përgatitjen e ujit të ngrohët për amvisëri si dhe panelat solare për prodhimin e energjisë elektrike .
Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi në postimin e tij.
Ja edhe posyimi i tij:
Sot bëmë ndarjen e kontratave të subvencionimit mbi energjinë efektive për 54 përfitues me vlerë prej 13.330.000,00 dinarë.
Ky është projekt i përbashkët i komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjisë.
Qëllimi i projektit është që të subvencionohen qytetarët e komunës sonë në ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e ambientit, duke i vënë theks të veçantë energjisë së ripërtërishme.
Do të vazhdojmë edhe me projekte tjera për përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve tanë.
Ndërsa kryetari i komisionit për subvencionimin mbi energjinë efektive Besart Bakiji ka deklaruar se “Ministrisë së Minierave dhe Energjisë për këtë vit ka ndarë 13 milion dinarë në kuadër të këtij projekti”.
“Deri më tani për këtë projekt janë ndarë 30 milion dinarë kurse janë subvencionuar 143 qytetarë. Ky është lloji i ndihmesës i cili prek qytetarin dhe garanton kushte më të mira për jetesë”, ka theksuar Bkiji tutje.
Ky është viti i tretë që komuna e Bujanocit implementon këtë projekt.