Kosova është ngritu për 21 vende në luftën kundër korrupdionit në indeksin e Transparency International, kështu ka deklaruar këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Jeton Zulfaj.
Sipas tij ky është si rezultat i punës së mirë të qeverisë Kurti e që dallon shumë nga vlerësimet e viteve të kaluara.
Ky është edhe postimi i tij në facebook:
Në tri vite qeverisje Kosovaështë ngritur për 21 vende në luftën kundër korrupsionit në indeksin e Transparency International.
Në vitin 2012, Kosova renditej e 105-ta prej 176 shteteve kurse në 2020 renditej e 104-ta.
Për tetë vite ishte ngritur dy numra në rezultat nga 34 në 36 dhe një numër në renditje, nga 105 në 104.
Në tri vitet e fundit të qeverisjes është ngritur për 21 vende duke u renditur e 83-ta në renditjen botërore dhe duke u përmirësuar për 5 numra në rezultat nga 36 në 41.
Në tri vitet e fundit nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave janë konfiskuar miliona euro dhe janë arrestuar qindra zyrtarë publikë;
– janë shkatërruar 16 laboratorë të drogës, 9 prej tyre në veri;
– janë mbyllur 34 rrugë ilegale, 26 prej tyre në veri;
– janë shkatërruar 6 laboratorë të kriptovalutave.
Ndërkohë që është miratuar;
– ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë;
– ligji për deklarimin e pasurisë që ka zgjeruar numrin e kategorive që deklarojnë pasurinë, këtu përfshirë mjekët dhe profesorët; si dhe ai për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, duke vendosur kështu theks në parandalim;
– janë miratuar ndryshimet penale që mundësojnë ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për zyrtarët abuzues;
– është fuqizuar PSRK-ja me kompetencë ekskluzive për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë;
– është miratuar Rregullorja që fuqizon sinjalizimin dhe e lehtëson atë,
– si dhe është propozuar reforma e thellë në KPK, për së dyti, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vetingu dhe reformat themelore në drejtësi nuk janë vonuar në qeveri pasi morën kohë në Gjykatë Kushtetuese, të sjella aty nga opozita.
Prezenca e korrupsionit të lartë qeveritar dhe kapja e shtetit që na përshkruheshin me qeveritë e kaluara, në thelb kishin kritikën ndaj sistemit të drejtësisë, pasi një drejtësi e pavarur dhe profesionale nuk e toleron as shtetin e kapur e as korrupsionin e lartë qeveritar.
Të parën, pra kapjen e shtetit dhe korrupsionin e lartë qeveritar, qytetarët e ndryshuan me zgjedhje.
