Nga Pardtia Demokratike largohen dy këshilltar

Fenomeni i ikjes së këshilltarëve nga PD ka vazhduar pasi që edhe një këshilltar tjetër ka  kaluar tek Alternativa për ndryshim, kështu është shprehur kryetari i Alternativës për ndryshim Arbër Pajaziti në një postim në facebook.

Behet fjalë për këshilltarin Bujar Sejdiu, i cili njëkohësisht është edhe biznismen i suksesshëm nga Bujanoci.

Ndërkaq, para disa ditëve këtij subjekti i është larguar edhe nënkryetari i tij Rahim Rahimi i cili në postimin e tij ka treguar edhe arsyen e largimit.

Megjithate  nga ana e PD-së dhe kryetarit të saj Nagip Arifi  ende nuk ka pasur asnjë deklarim apo sqarim lidhur me largimin e tyre.

Arbër Pajaziti kryetar i APN-së, përmes një njoftimi në facebook i ka dëshiruar mirëseradhje Sejdiut.

 

“Bashkë me Leventin dhe Rahimin, sot në zyrën e Alternativës për Ndryshim, mirëpritëm Bujar Sejdiun.
Bujari është biznesmen i suksesshem në Bujanoc dhe humanist i dalluar sidomos në aksionet për të ndihmuar qytetarët e Malësise së Bujanocit.
Bashkangjitja i i tij e bën më të fuqishme organizatën tonë politike dhe kontribon në përpjekjet tona të përbashkëta për ndryshimin e politikave që synojnë mirëqenie dhe fuqizim të rinisë në vendin tonë.
Mirë se vjen Bujar”.