Ishte një nga futbollistët kryesorë të Arsenali.
Kalimi i tij te Barcelona u konsiderua si një transfer i madh, por shumicën e ndeshjeve i shikoi nga banka rezervë.
Alex Song ka “hapur letrat” për të rrefyer për këtë transferim te tij te katalunasit, duke thënë se ndër arsyet kryesore pse shkoi atje ishte paga e lartë.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
“Kur Barcelona më ofroi një kontratë dhe pashë se sa do të fitoja, nuk u mendova dy herë. Ndjeva se gruaja dhe fëmijët e mi duhet të kishin jetë të rehatshme pasi të mbaronte karriera ime.
Kam takuar drejtorin sportiv të Barçës, dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë ndeshje, por nuk u ndjeva keq– e dija që tani do të bëhesha milioner”, tha Song në një bisedë në Instagram me yllin e basketbollit të Toronto Raptors, Pascal Siakam.
Ai po ashtu shtoi se gjendja e tij ekonomike në Angli, nuk ishte aq e mirë si e mendonin njerëzit.
“Gjatë gjithë kohës sime në Arsenal, nuk mund të kurseja as 100,000 paund (140,000 dollarë), ndërsa njerëzit mendonin se duhet të isha milioner.
Unë isha në Arsenal për tetë vjet, por fillova të fitoja një jetesë të mirë vetëm në katër vitet e fundit. Kjo ishte për shkak se paga ime u rrit shumë – por edhe sepse kuptova se çfarë shpërdoruesi isha, tha 34 vjeçari.
Për shërbimet e tij, Barca kishte paguar 25 milionë euro, në sezonin 2014/2015.
Por, që nga atëherë, vlera dhe karriera e tij kanë pasur një rënie drastike.
Për momentin, ai është pjesë e skuadrës afrikane AS Arta/Solar7.
Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë vetëm 450 mijë euro.