Ndjesia e një marrje mendsh të vazhdueshme mund të kthehet në një pengesë serioze për përqendrimin tuaj dhe angazhimet e përditshme
Nëse e shihni se gjendeni shpesh në një situatë të tillë është e rëndësishme të kuptoni shkakun e kësaj gjendjeje.
Zendaya jep një donacion masiv prej 100 mijë dollarë për teatrin “Shakespeare” në Kalif…Kush është Robert Ibertsberger, ndihmësi i Franco Fodas që synon ta dërgojë Kosovën në …Çfarë fshihet pas problemit të “plakjes së Italisë”?Escobar: Duam njohje formale të Kosovës nga SerbiaGranit Xhaka shkëlqen në fitoren e Leverkusenit, vlerësohet me notë të lartë
Sipas mjekes Farhat Shaikh, ka shumë arsye pse njerëzit përballen me një problem të tillë.
Një nga shkaqet më të zakonshme është dehidratimi, lodhja, madje dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi. Sidomos në dimër, kjo ndodh më shpesh sepse nuk pini ujë mjaftueshëm, në një kohë kur rekomandohen 13 gota në ditë në varësi të moshës, gjinisë dhe aktiviteteve tuaja të përditshme, shkruan Parade.
Një arsye tjetër është një rënie e papritur e presionit të gjakut. Kjo mund të ndodhë kur ngriheni nga një pozicion ulur ose pasi jeni shtrirë.
Shtatzënia, ilaçet dhe një qëndrim i gjatë në shtrat mund të shkaktojnë gjithashtu një rënie të papritur të presionit të gjakut.
Por, kjo mund të jetë edhe shenjë e sheqerit të ulët në gjak sepse truri nuk po merr mjaftueshëm glukozë, një element që i nevojitet këtij organi për më shumë energji. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa ta përjetojnë këtë ndjesi sesa njerëzit që nuk kanë diabet.
Shmangia e vakteve dhe mosngrënia e mjaftueshëm e karbohidrateve mund të shkaktojnë gjithashtu rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet dhe të keni mjaftueshëm karbohidrate, citon Anabel.
Së fundi, mjekja Shaikh thotë se kjo ndjesi rregullisht mund të jetë një efekt anësor i mjekimeve. Disi më rrallë, por ajo thotë se kjo mund të jetë edhe shenjë e një gjendjeje të rëndë shëndetësore, si ataku në zemër ose goditja në tru.