Nga data 11 deri më 17 mars do të rritet kontrolli i trafikut nga policia. Vëmendje e veçantë në përdorimin e rripit të sigurimit dhe mënyrën e transportit të fëmijëve.
Sipas raportimeve nga RTS, në kuadër të aksionit ndërkombëtar, policia rrugore këtë javë do të zbatojë kontroll të shtuar të trafikut.
Aksioni zgjat nga data 11 deri më 17 mars dhe kryhet në 30 shtete evropiane që janë anëtarë të rrjetit të policisë rrugore evropiane Roadpol.