Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel njoftoi se liderët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.
“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, shkroi Michel në rrjetet sociale.
Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.
“Vendimi i sotëm është hap kyç përpara në rrugën e juaj evropiane”, shtoi ai.