Fondi i Qeverisë së Kosovës: KKSH hap konkursin për bursa të studentëve!

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur thirrjen për bursa të studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit pa asnjërin ose vetëm me një prind.
Fondet e ndara për këto konkurse vinë nga Qeveria e Kosovës e cila ka ndarë fondin e veçant për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kjo është thirrja për bursat e studentëve:

Ftohen te gjithë studentët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës, të aplikojnë për bursa studentore që Këshilli Kombëtar Shqiptar ndan në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën programin “Përkrhaje për Luginën e Preshevës!
Më poshtë gjeni vendimin e thirrjes dhe Formularin me dokumentet e nevojshme për aplikim për të gjithë studentët shqiptar të Luginës.
Ju lutemi që formularin t’a plotësoni dhe t’ja bashkangjitni dokumenteve tjera gjatë aplikimit!
Afati i aplikimit nga 1 deri me 22 prill 2024, ora 15:00!

Formulari-i-aplikimit-per-bursa (2)

THIRRJE PER BURSA STUDENTORE