Fondi i Kosovës për Luginën: Hapet konkursi për ndihmë të njëhershme për nxënësit pa njërin ose asnjërin prindërin!

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur thirrjen për për nxënësit pa njërin ose asnjërin prindërin, si dhe familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin Edukativo-Arsimor!
Fondet e shpërndara për fëjët janë nga Republika e Kosovës e cila ka ndarë fondin e veçant për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kjo është thirrja
Ftohen të gjithë nxënësit/familjet shqiptarë që ndjekin mësimin në shkollat me mësim në gjuhën
shqipe (enti parashkollorë, shkollat fillore dhe të mesme), të aplikojnë për ndihmë të njëhershme
financiare që Këshilli Kombëtar Shqiptar ndan në zbatim të Vendimit të qeverisë Nr. 08/L-260 nga
organizata buxhetore Zyra e Kryeministrit me kod 104, nën-programi “Përkrahje për Luginën e
Preshevës” me kod 39100, kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

Më poshtë gjeni vendimin e thirrjes dhe Formularin me dokumentet e nevojshme për aplikim për të gjithë studentët shqiptar të Luginës.

Ju lutemi që formularin t’a plotësoni dhe t’ja bashkangjitni dokumenteve tjera gjatë aplikimit!

Afati i aplikimit nga 1 deri me 22 prill 2024, ora 15:00!

THIRRJE PER NDIHME TE NJEHERSHME FINANCIARE

Formulari i aplikimit per ndihme te njehershme