Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Në finale ajo është përballur me nënkampionen olimpike, Odette Giufrida.
Distria Krasniqi ka shënuar katër fitore në kategorinë -52 kilogramë.
Për Distrian kjo është medalja e gjashtë evropiane si seniore, e dyta e artë pas fitores së vitit 2021.