Bleoni bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Halmstadit edhe pse është vetëm 16-vjeçar. Në fundin e ndeshjes ai takoi vëllain e tij, i cili luan te Hammarby.
Sigurisht që nuk munguan përqafimet, por Bleoni u emocionua shumë dhe filloi të qante – ai kishte kundërshtar vëllain e tij.
Kujtojmë që Edvin Kurtulus më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, por më pas është larguar dhe tani është pjesë e Suedisë, ashtu si Bleoni që luan për grupmoshat e reja.