Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 43 u plagosën në sulmin rus në një hipermarket në Harkiv.
Menjëherë pas këtij sulmi reagoi OKB, që nëpërmjet koordinatores humanitare për Ukrainën, Denis Braun, dënoi sulmin rus në qendrën tregtare në Harkiv, duke e quajtur atë “absolutisht të papranueshëm”.
“Jam e tronditur nga lajmet e tmerrshme që vijnë nga Kharkiv. Sulmet nga forcat e armatosura të Federatës Ruse kundër civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen”, përfundoi ajo. Sulmi i qëllimshëm i infrastrukturës civile është rreptësisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
I ashpër ishte edhe reagimi i presidenti amerikan Joe Biden që e ka konsideruar Putinin si një “tiran brutal”, duke ngjallur kështu zemërimin e Moskës. Ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, e konsideroi këtë sjellje “të papranueshme” për çdo politikan përgjegjës dhe veçanërisht për liderin e Shteteve të Bashkuara.