Ngritet aktakuzë kundër dy serbëve për “nxitje të përçarjes”

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z.

Përmes një njoftimi të Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se aktakuza kundër dy të pandehurve është ngritur për shkak të veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/