Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou

Sot, Gjykatësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Dorëheqja e gjykatësit vjen pasi ai u zgjodh gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ndërkohë Dhomat e Specializuara kanë njoftuar edhe për emërimin e gjykatëses së re në vend të Guillou, e ajo është francezja, Marjorie Massellot.

“Kryetarja Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Guillou për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm”, thuhet në njoftimin e DHSK-së./Dukagjini/Spektri/