Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.
Me këtë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 16 do të ketë 20 ministri, ndërsa këto janë ministritë e reja sipas ndryshimeve të reja ligjore.
Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e OBRM-ODUKM-së, koalicioni VLEN, partia ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. OBRM-PDUKM dhe Fronti Evropian mbrëmë u shprehën se kanë arritur marrëveshje për mbështetje të ndryshimeve.
Sipas LSDM-së, me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës nuk po bëhen reforma, por kjo është vetëm për interesat e koalicionit qeveritar./Telegrafi/Spektri