Një shqiptar është vrarë gjatë natës në Bibbiano, në zonën Reggio Emilia-s të Italisë.
Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua. Gjatë kontrollit policia i sekuestroi edhe një thikë kuzhine italianit, që dyshohet se ishte arma e krimit, të cilën e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të tij shqiptarë.
Sipas dyshimeve të para, nga mediat italiane, thuhet se debati ka shpërthyer për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.
41-vjeçari, i cili ka një histori të një sërë vjedhjesh serie të kryera brenda supermarketeve Bibbiano, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje e rëndë dhe e dërguar në burg. Kur po e merrnin në makinë, rreth 30 persona që ishin mbledhur poshtë shtëpisë u hodhën në drejtim të 41-vjeçarit dhe tentuan ta linçonin. Policia krijoi një kordon dhe arritën ta largonin. /Top Channel/Spektri