Universiteti i Shkodrës ofron studime pa pagesë për studentët nga Lugina!

Universiteti i Shkodrës do të ofrojë studime pa pagesë për studentët nga Lugina e Preshevës. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka konfirmuar se në bazë të marrjevshjes me Universitetet në Shqipëri, marrëveshja ka filluar të implementohet.

Ky është njoftimi i Lutfiut i bërë në Facebook:

Tash po paraqesim super ofertën e Universitetit të Shkodrës.
Studentët e Luginës do të mund të studjojnë pa pagesë falë marrëveshjes së arritur më 7 mars në mes të KKSH-së, dhe Universiteteve të Shqipërisë.
Këto janë drejtimet që mund t’i zgjidhni në Universitetin e Shkodrës, të nderuar studentë;
-Informatikë
-Informatikë në gjuhën angleze
-Matematikë
-Fizik
-Biologji – Kimi
-Biologji – Kimi në gjuhën angleze
-Infermieri e Përgjithshme
-Infermieri (Mami)
-Infermieri (Fizioterapi)
-Mësuesi për Arsimin Parashkollor
-Mësuesi për Arsimin Fillor
-Psikologji
-Punë Sociale
-Edukim Fizik dhe Sporte
-Pedagogji muzikore
-Pikture e grafik
-Gjuhë – Letërsi
-Gazetari dhe Komunikim
-Histori dhe trashëgimi kulturore
-Histori
-Geografi
-Drejtësi
-Administrim – Biznes
-Financë – Kontabilitet
-Gjuhë Angleze
-Gjuhë Gjermane
Shkodër 🫶