Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu kanë qenë ndër artistët më të kërkuar sivjet nëpër dasma dhe ahengje.
Kjo pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe fituan famë të madhe, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të publikut.
Të njëjtit me mbarimin e sezonit të verës kanë bërë edhe një postim në rrjete sociale.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Të dashur shqiptarë,
Me falënderimet më të përzemërta për të gjithë ata që na e besuan ditën e tyre më të veçantë, po e përmbyllim këtë sezon të dasmave me shumë sukses falë Zotit.
Mirënjohës pafundësisht edhe për dashurinë e mikpritjen e çdo të pranishmi në ditët e shënuara të çifteve që na zgjodhën.
Dashuri shumë të madhe për të gjithë mbështetësit prej ditës që na njohën na respektuan na vlerësuan për ata që jemi.
Ju dëshiroj të gjithëve të keni shëndet, jetë të qetë e të lumtur.
Adri & Iliriana”. /Telegrafi/