Ka pësuar ndryshime lista e Kombëtares së Kosovës, pasi tre futbollistë janë larguar.
Ka qenë Federata e Futbollit e Kosovës që ka njoftuar se për arsye disiplimore janë larguar tre futbollistë nga grumbullimi.
“Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”.
Ndërkohë portieri i Dritës, Faton Maloku është bashkuar me Kombëtaren.
“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/