Me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës, policia ka nisur bastisjen e lokaleve të Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë, dhe Drejtorisë së Thesarit në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
Ai tha se operacioni është pjesë e një hetimi në vazhdim për krime ekonomike, konkretisht për pastrim parash.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, dhe më shumë detaje priten të dalin nga autoritetet përgjegjëse./Telegrafi/