Watfordi është ndarë nga bashkëpunimi me trajnerin Claudio Ranieri pasi humbjes 3-0 të së premtes në shtëpi ndaj Norëich-it që futi ata në zonën e rënies.
Italiani zhvilloi 13 ndeshje në Premier Ligë, duke humbur 10 prej tyre, dhe kapitullimi kundër rivalëve të tyre të zonës së poshtme të tabelës preku pikën e fundit për bordin e Watfordin, përcjellë KosovaPress.
Ranieri, 70 vjeç, u emërua trajner i skuadrës angleze më 4 tetor, duke pasuar spanjollin e njohur Xisco Munoz, i cili drejtoi “Hornets” drejt promovimit sezonin e kaluar.
Ish-trajneri i Leicesterit dhe Chelseat humbi ndeshjen e tij të parë 5-0 në shtëpi ndaj Liverpool-it përpara se të fitonte ndaj Evertonit dhe Manchester United.
“Hornets” tani do të kërkojnë trajnerin e tretë renda këtij sezoni.