Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya, Turqi, duke lënë të lënduar 21 persona.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit po punojnë për të verifikuar nëse ka persona të bllokuar brenda fabrikës.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në seksionin e mullirit të fabrikës.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tundz, njoftoi se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Zona industriale e Hedekut, ku ndodhet fabrika, është e njohur për karakterin e saj të fortë industrial.

Guvernatori Karadeniz konfirmoi se, deri më tani, nuk ka raportime për viktima, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./Telegrafi/