Pasivizimi i adresave; një proces diskriminues ndaj shqiptarëve

Pasivizimi i adresave është një problematikë tjetër që ka filluar para disa viteve në Medvegjë, me gjasë do të shfaqet edhe në Bujanoc.

Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu ka thënë sot në facebook se – “Procesi i pasivizimit ia ka hequr të gjitha të drejtat shqiptarëve të Medvegjës, i ka defaktorizu nga jeta politike, dhe jo vetem.”

Ai ka paraqitur dy tabela, të cilat tregojnë se pretendimet janë të sakta, se pasivizimi është selektiv. Njëra prej tabelave paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë shqiptare, kurse tjetra uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë.

“Këto tabela janë marrë nga punimi shkencor “Politika pasivizuese e Serbisë ndaj pakicës shqiptare” i autores Flora Ferati-Sachsenmaier.“- konfirmon Lutfiu

 

 

Postimi i plotë në facebook:

https://www.facebook.com/nevzad.lutfiu