Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, tha se të rinjtë shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe jo ushtrisë serbe, pavarësisht thirrjeve.
Mustafi në TV Dukagjini deklaroi se të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës po largohen nga vendi i tyre shkaku për mosmarrjen pjesë në ushtrinë e Serbisë.
Ndryshe javën e kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.
“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, tha Vuçiq gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, kishe deklaruar se qeveria serbe është gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak./Telegrafi/