Protesta e radhës mbahet nesër në Preshevë; njoftohen qytetarët!

Nesër më datë 23 shtator mbahet protesta e radhës e shqiptarëve në Preshevë.

Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu njofton për organizimin dhe bashkimin e qytetarëve të Bujanocit dhe Medvegjës.

Për qytetarët e Bujanocit, grumbullimi fillon në orën 11:30 deri në ora 12:00 te qendra e qytetit, pastaj nisja bëhet bashkë për Preshevë.

Ndërsa nisja nga Medvegja për në Preshevë bëhet ora 10:30, nga zyra e KKSH-së.

Lutfiu ka një kërkesë nga kafiteritë dhe lokalet në Preshevë: “I bëjmë thirrje kafiterive dhe lokaleve të Preshevës që gjatë kohës së marshit t’i mbyllin e t’i bashkohen marshit. Nesër të gjithë bashkë protestojmë për Identitet dhe Dinjitet! Për të tashmën dhe të ardhmën tonë!”

 

Postimi i plotë në Facebook:

https://www.facebook.com/nevzad.lutfiu