Bursa për studentët e Luginës së Preshevës, kësaj radhe nga Vlora

Gjatë vizitës së kryetarës së Komunës së Preshevës, Ardita Sinanit, në Bashkinë e Vlorës, kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha ka premtuar ndarjen e bursave për studentët e Luginës së Preshevës, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Shqipëri.

“Ky është një hap madhor që do të hapë dyer të reja për të rinjtë e Preshevës, duke u ofruar mundësi të shkëlqyera arsimimi në universitetet më të mira të vendit.” – shkruan Sinani.

Gjatë këtij takimi, përveç bursave janë diskutuar edhe çështje tjera strategjike, si në arsim dhe kulturë, në sport, infrastrukturë dhe ambient, në zhvillimin ekonomik dhe turizëm, ku Sinani thotë që këto përforcojnë bashkëpunimin mes Preshevës dhe Vlorës.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Vlorës dhe Preshevës, duke krijuar ura bashkëpunimi në të gjitha këto fusha kyçe.” – thotë Sinani.

 

 

Postimi i plotë në facebook:

https://www.facebook.com/kryetare