Të paktën 21 persona humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën.
Vetëm në zonën e Jabllanicës, 17 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën BeH mbrëmë.
Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore.
Po kërkohet strehim për një numër të madh personash që kanë mbetur të pastrehë.
“Deri më tani është konstatuar se kanë vdekur 16 persona”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Qarkut Neretva, duke iu referuar viktimave kufomat e të cilëve janë gjetur në Jabllanicë.
Jabllanica ishte komuna më e prekur nga vërshimet e mbrëmshme, transmeton Telegrafi.
U përmbytën edhe zonat e Kiseljakut, Kreshevës, Vareshit, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit. /Telegrafi/