Zyrtarët e amabsadës amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik, vizituan sot Komunën e Preshevës.
Gjatë takimit me kryetarën znj.Sinanin, diskutuan mbi temat e rëndësishme siç janë; shërbimi i detyrueshëm ushtarak, pasivizimi i adresave dhe mospranimi i diplomave, tema të cilat janë shkaktarë kryesor të emigrimit në Luginë të Preshevës.
Ndërkohë u diskutuan edhe çështje tjera: mungesa e librave shqip, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013, si dhe mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë.
Zyrtarët e amabasadës amerikane u treguan të gatshëm për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve që përballen shqiptarët e Komunës së Preshevës.
Gjatë vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, pas takimit në Preshevë, ata vizituan edhe Bujanocin, më gjerësisht Këshillin Kombëtar Shqiptar, ku zhvilluan një takim me kryetarin z.Nevzad Lutfiun, raporton Spektri. Gjatë takimit u biseduan dhe u diskutuan çështjet dhe problematikat e shqiptarëve të Bujanocit.