Disa shtete në SHBA kanë paditur TikTok, duke akuzuar platformën e mediave sociale se ndihmon në nxitjen e një krize të shëndetit mendor midis adoleshentëve.
Një grup dypartiak prej 14 avokatësh të përgjithshëm nga i gjithë vendi pretendon se kompania përdor veçori të varësisë për të lidhur fëmijët me aplikacionin dhe se ka mashtruar qëllimisht publikun në lidhje me sigurinë e përdorimit të zgjatur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“TikTok e di se përdorimi i detyrueshëm dhe efektet e tjera të dëmshme të platformës së tij po shkaktojnë kërdi në shëndetin mendor të miliona fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë”, thuhet në padinë e ngritur në Nju Jork të martën.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James tha se të rinjtë në të gjithë vendin kishin vdekur ose ishin lënduar duke ‘provuar sfidat’ e TikTok dhe shumë të tjerë po ndiheshin ‘më të trishtuar, të shqetësuar dhe të dëshpëruar’ për shkak të veçorive të varësisë së TikTok”. /Telegrafi/