Një dron i nisur nga Libani goditi një ndërtesë në një lagje në qytetin e Cezera ku ndodhet rezidenca private e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ushtria izraelite njoftoi se tre dronë u gjuajtën në Izrael nga territori i Libanit dhe se njëri goditi një ndërtesë në Cezare. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur të lënduar.
Sulmet me dronë filluan në orët e hershme të mëngjesit duke synuar Tiberinë dhe zonat përreth, me ushtrinë që pretendonte se kishte rrëzuar dy drone. Mbetjet e raketave ranë në Detin e Galilesë.
Kanali Al Hadath i Arabisë Saudite tha se objektivi i sulmit ishte shtëpia e Netanyahut, shkruan skynews.
Sirenat paralajmëruese ishin aktive edhe në pjesë të tjera të Izraelit, duke përfshirë rajonin Emek Hefer, Tel Aviv dhe zonën në veri të qytetit.
Incidenti ndodhi pak pasi sirenat u aktivizuan në zonën e Gjirit të Haifa, duke paralajmëruar për infiltrimin e dronëve të armikut. Më parë, sirenat në rajonin e afërt Emek Hefer paralajmëruan për avionë armik, për të cilin ushtria tha në atë kohë ishte rezultat i një alarmi të rremë. /Telegrafi/