Trupit Koordinues në Qeverinë e Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sot ka ndarë subvencione në vlerë të përgjithshme prej 20.755.287,71 dinarë për përkrahjen e bizneseve vendore nga këto tri komuna.
Subvencione kanë përfituar 9 biznese – pesë nga Presheva, tre nga Bujanoci dhe një nga Medvegja.
Bizneset nga komuna e Preshevës kanë përfituar gjithsej 11.704.030,30 dinarë, nga komuna e Bujanocit 6.589.988,58 dinarë, ndërsa në komunën e Medvegjës 2.461.268,83 dinarë.
Përfaqësuesit e komunave theksuan rëndësinë e mbështetjes që Shërbimi i Trupit Koordinues u ofron biznesmenëve, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit ekonomik të komunave përmes programeve të tilla.