Skena e pazakontë në rrugët e Kroacisë që habiti shumë shoferë

Në rrugët e Kashtelas në periferi të Splitit, qytetarët kroatë ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë.

Ata panë se si një kamion i vogël po transportonte dy semaforë.

Ajo çfarë është interesant por edhe për t’u habitur për kalimtarët që panë këtë skenë, është fakti se semaforët ishin të ndezur.

Njëri shfaqte ngjyrën e kuqe kurse tjetri të gjelbrën, dhe mjaftoi që kjo fotografi të bëhet virale nëpër rrjetet sociale.

Nuk dihet se si semaforët ishin akoma të ndezur apo kishin ndonjë lloj baterie që i mbante akoma në funksion. /Telegrafi/