Ndërkohë që seanca për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për të rifilluar në orën 13.30, gazetari Eni Ferhati ka treguar në një lidhje direkte për Euronews Albania më shumë detaje.
Ai tha se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura por sipas burimeve në të ka pasur shumë përplasje, ku nuk kanë munguar ofendimet e ish-presidentit Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
Sipas informacioneve dhe burimeve në seancë është kërkuar kohë nga avokatët për tu njohur me aktet. Zoti Meta është shprehur me fjalë të ashpra dhe etiketime në drejtim të kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, duke e etiketuar si Dumduman, por edhe me fjalë të tjera ofenduese”, tha gazetari Ferhati. /Telegrafi/