Barcelona ka triumfuar me rezultat me rezultat 0-4 në udhëtim te Real Madridi duke fituar El Clasicon e parë të këtij sezoni.
Megjithatë një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në minutën e 77-të, kur Lamine Yamal shënoi për 0-3.
Menjëherë ka ardhur reagimi nga Real Madridi, me klubin madrilen që ka lëshuar një komunikatë për media.
Los Blancos kanë dënuar këtë duke shprehur keqardhje të thellë për fyerjet e tifozëve.
“Real Madrid dënon ashpër çdo lloj sjelljeje që përfshin racizëm, ksenofobinë apo dhunë në futboll dhe sport dhe shpreh keqardhje të thellë për fyerjet që disa tifozë thanë mbrëmë në një nga cepat e stadiumit”.
“Real Madridi ka hapur një hetim për të gjetur dhe identifikuar autorët e këtyre fyerjeve të neveritshme dhe të neveritshme, me qëllim marrjen e masave përkatëse disiplinore dhe gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. /Telegrafi/