Spanja jugperëndimore në alarm të kuq për përmbytje

Një alarm i kuq i motit është lëshuar për provincën spanjolle të Huelva.

Aemet, agjencia spanjolle e motit, raportoi shira të rrëmbyeshëm në qytete si Cartaya.

Bëhet e ditur se paralajmërimi mbetet aktiv, shkruan skynews.
Ndryshe, kyeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë një fjalimi në Valencia ka njoftuar se edhe kjo zonë do të shpallet zonë fatkeqësie dhe se niveli zyrtar i krizës është ngritur në dy.

Sanchez tha se njerëzit e goditur nga katastrofa duhet të qëndrojnë në shtëpi, me parashikime për më shumë shira të rrëmbyeshëm.

“Gjëja më e rëndësishme është se unë e di që spanjollët janë të vetëdijshëm se ky fenomen nuk ka përfunduar”, tha Sanchez.

“Agjencia spanjolle e motit ka ngritur ende alarme në Valencia dhe përreth Spanjës. Kështu që unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i dëgjojnë ato rekomandime dhe t’u kushtojnë vëmendje këshillave të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes”, shtoi ai. /Telegrafi/