Ekipet spanjolle të shpëtimit po përqendrojnë kërkimin e tyre për personat e zhdukur në garazhe nëntokësore dhe një parking shumëkatësh në Valencia pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar.
Dyshohet se blerësit dhe punëtorët kanë mbetur të bllokuar brenda parkingut të veturave në një qendër tregtare në Aldaia, në periferi të Valencias, pasi përmbytjet kanë pushtuar zonën.
Ky vendim vjen pasi Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës (Aemet) vendosi një pjesë të rajonit verilindor të Katalonjës në alarm të kuq për shi të rrëmbyeshëm, me kryeqytetin e saj Barcelonën që po përjeton përmbytje të hënën në mëngjes.
Mediat katalanase treguan pamjet e veturaave të zhytura pjesërisht në një autostradë dhe ujërat e vërshuara duke hyrë në një autobus.
Uji ka hyrë gjithashtu në pjesë të aeroportit El Prat të qytetit, duke përfshirë zonën publike të Terminalit 1. Më shumë se 80 fluturime janë anuluar, vonuar ose devijuar, ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar. /Telegrafi/