Mijëra protestues në Valencia; Revoltë kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve

Mijëra njerëz janë mbledhur në Valencia për të protestuar kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar.

Ata besojnë se përgjigja nuk ka qenë e duhur, pasi ka pasur keqmenaxhim nga autoritetet që reaguan ngadalë.

Protesta, e organizuar nga grupe sociale dhe qytetare, denoncoi trajtimin e katastrofës dhe bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të qeverisë rajonale Carlos Mazón.

Shumë marshues brohorisnin “Mazón dorëhiqu!”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mesazhe si “Ju na vratë!”. Disa protestues u përleshën me policinë përpara bashkisë së Valencias, ku protestuesit filluan marshimin e tyre drejt selisë së qeverisë rajonale.

Mazón ka thënë se përmasat e krizës kanë qenë të paparashikueshme dhe se administrata e tij nuk mori paralajmërime të mjaftueshme nga autoritetet qendrore.

Disa komunitete u përmbytën nga ora 18:00 dhe u desh deri pas orës 20:00 që administrata e tij të dërgonte alarme në telefonat e njerëzve. Numri i të vdekurve ka arritur në 220, me 212 të raportuar vetëm në rajonin lindor të Valencias.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Valencia për të protestuar kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar. Ata besojnë se përgjigja nuk ka qenë e duhur, pasi ka pasur keqmenaxhim nga autoritetet që reaguan ngadalë.

Protesta, e organizuar nga grupe sociale dhe qytetare, denoncoi trajtimin e katastrofës dhe bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të qeverisë rajonale Carlos Mazón.

Shumë marshues brohorisnin “Mazón dorëhiqu!”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mesazhe si “Ju na vratë!”. Disa protestues u përleshën me policinë përpara bashkisë së Valencias, ku protestuesit filluan marshimin e tyre drejt selisë së qeverisë rajonale.

Mazón ka thënë se përmasat e krizës kanë qenë të paparashikueshme dhe se administrata e tij nuk mori paralajmërime të mjaftueshme nga autoritetet qendrore.

Disa komunitete u përmbytën nga ora 18:00 dhe u desh deri pas orës 20:00 që administrata e tij të dërgonte alarme në telefonat e njerëzve. Numri i të vdekurve ka arritur në 220, me 212 të raportuar vetëm në rajonin lindor të Valencias./Top Channel/