Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën afër vendit Pojatë në Serbi.
Siç raporton faqja në Instagram 192.rs, autobusi me targa të Maqedonisë ka rrëshqitur dhe është përplasur në mbrojtëset rreth rrugës.
Pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa dëmi më i madh është material.
Gjendja e rrugëve është kritike në gjithë Serbinë për shkak të borës, rrugët janë të rrëshqitshme, andaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të lëvizin ngadalë.