Aeroporti i Prishtinës lehtëson fluturimet, lanson “Self Check-in” dhe “Self Bag Drops” për udhëtarët

Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e udhëtarëve tani, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in.

ANP ‘Adem Jashari’ LKIA nga muaji gusht ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.

Tani aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.
Aktualisht deri në finalizimin e projektit që përfshin edhe implementimin e paisjeve biometrike Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë Ëizz Air, Easy Jet, Euroëings, Chair, GP Aviation, Pegasus Airlines, Tui Fly, Trade Air, Austrian Airlines, Sunexpress, Enter Air etc.

Dokumentet e nevojshme për përdorimin e Self Check-in:

Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë. Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit.

Përjashtim nga kjo përbëjnë rastet kur udhëtarët kanë përfunduar check-in online me ID kartelë. Në ato raste ata mund të përdorin edhe letërnjoftimin e tyre për të printuar biletën e tyre në Kioskat për Self Check-in.

Nga muaji gusht kur edhe ANP ka vënë në funksion Self Check-in, janë 26 mijë udhëtarë që kanë kryer procedurat nga vetë ata dhe rreth dhe janë procesuar mbi 15 mijë valixhe nëpërmjet Bag drops. /KP/Telegrafi/