U nënshkruan kontrata në vlerë prej 50 milionë dinarësh për grante që mbështesin zhvillimin ekonomik në zonat rurale.
Ministri i Ministrisë për Përkujdesje Rurale, Milan Kërkobabiq, deklaroi se fondet do të ndihmojnë përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve që u mungojnë banorëve të këtyre zonave.
Në mesin e komunave të përzgjedhura, është edhe Komuna e Preshevës e cila përfiton nga ky program, ku ndërmarrësit do të mund të aplikojnë për grante deri në 1.2 milionë dinarë.
Kërkobabiq tha se komunat janë të detyruara të shpallin tenderat publik për ndarjen e fondeve, si dhe të interesuarit të regjistrojnë bizneset e tyre deri në fund të vitit.