Anëtarja e Frontit të Majtë-Gjelbër dhe deputetja e Parlamentit, Natalia Stojmenoviq në Serbi, kanë derdhur bojë të kuqe mbi foltoren dhe tryezën e kryesuesit, para seancës së Kuvendit të qytetit të Beogradit.
Siç shprehen ata në një postim në rrjetin X, ky akt simbolik është vazhdimësi e fushatës “i keni duart e përgjakura”, e cila sipas tyre synon të kërkojë llogari nga përfaqësuesit e regjimit të SNS për korrupsionin që vret njerëz.
“Kështu duhet të duket vendi i punës i këtij pushteti të qytetit, sepse për shkak të tyre qytetarët kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, sepse shkolla po shembet, autobusët digjen ose u bien rrotat. Të gjithë kemi dëgjuar sesi bëjnë tendera për transportin publik, ndërtojnë pa leje dhe prishin në Savamala dhe këtu ulen të qetë ndërsa paratë u pikin në xhepa”, thuhet në njoftim.
Në fotografitë nga bashkia shihet se tavolina e kryetarit është e mbuluar me bojë të kuqe.
Aleksandar Angjelkoviq, anëtar i Lëvizjes “Kreni-Promeni”, krahas fotove ka shkruar se ka tensione të vazhdueshme me sigurimin.